Në mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për vrasje në tentativë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku po ashtu thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK, transmeton arbresh.info.
Ndërsa, me vendim të prokurorit , pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 09.12.2020-18:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...