Google ADS

Tentim vrasje në Prishtinë

10:10 | 17 Dhjetor 2021
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar në QKUK, pasi është sulmuar me thikë nga një person.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40.   Viktima mashkull kosovar është  duke u trajtuar në QKUK,  pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme