Një burrë nga Podujeva ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit janë larguar me shpejtësi, ndërsa në vendin e n ngjarjes janë konfiskuar pesë gëzhoja të armës dhe një granatë dore.
“Podujevë 09.11.2023-02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje. Policia njofton se në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...