Tentim vrasje në Podujevë

13:46 | 21 Gusht 2017
M. A.

Mbrëmë rreth orës 24:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku me ç’rast është plagosur një person.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:B. Xh mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që personi që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme