Disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.
Si pasoj e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Lipjan / 02.06.2024 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Aksident trafiku në Vranjevc e pranishme edhe ambulanca
Nobeli për Fizikë u ndahet themeltarëve të inteligjencës art...
Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it
Disa banorë në Dibër përfundojnë në spital me shenja helmimi...
Harris: Irani është kundërshtari më i madh i SHBA-së
Hovenier i kënaqur që Qeveria hoqi masën për mallrat që hyjn...