Një shtetas i huaj është plagosur dje me armë zjarri në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror