Një person ka raportuar në Polici se të martën rreth orës 20:00 është shtënë me armë në drejtim të tij, derisa ai ishte në veturë në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”. /arbresh.info/
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë