Dje një person është prangosur nën dyshimin për tentim vrasje në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, rajoni i Ferizajt, i arrestuari dyshohet se të shtunën rreth orës 02:05 tek Qendra ‘’The Village Shopping & Fun’’ në Ferizaj kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ku ishin tre persona dhe për pasojë lëndime trupore kishte pësuar 22 vjecari D.V.
Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më datë 20 maj 2023 në një rrugë të Ferizajt, me dashje ka tentuar t`i privoj nga jeta të dëmtuarit D.V., A.A. dhe A.M., në atë mënyrë që derisa i pandehuri ishte me një shok të tij L.Xh., pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur më herët gjersa atë natë në një piceri në Ferizaj në mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, në të cilën natën kritike me t`u takuar fillojnë fjalosjen dhe fyerjet e pasta u pandehuri kishte shkuar në shtëpi, kishte marr pistoletën dhe ishte kthyer me veturën e tij tek parkingu i rrugës dhe kishte pritur derisa të dëmtuarit kishin dal nga piceria dhe pasi që kishin hyrë në veturën e tyre, në atë moment i pandehuri kishte dal nga vetura e tij duke nxjerr pistoletën dhe kishte shtënë në veturën e të dëmtuarve 3 herë duke e qëlluar xhamin e derës së pasagjerit mbrapa dhe pjesën e derës së djathtë, ku si pasoj e të shtënave me armë zjarri i dëmtuari D.V., kishte pësuar lëndime në fytyrë nga xhamat e thyer të veturës dhe ishte dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor, thuhet në komunikatë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Arbresh.info/
lexo edhe:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...