Paralajmërimi i Listës Serbe se do të dalin nga institucionet e Kosovës ka vënë në lëvizje Qeverinë e Serbisë.
Media serbe “Tanjug” po raportohet se Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat dhe ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.
Përveç kësaj, edhe ndërmjetësi europian, Miroslav Lajçak, sot do të shkojë në Beograd.
Siç raporton Tanjug, takimi do të mbahet në orën 18:30, njoftoi zyra e Vuçiqit.
Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë ku Vuçiq do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit për targat./arbresh.info/
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...