Siç ishte paralajmëruar Lista Serbe po mban protestë në veri të Kosovës
Tashmë ka filluar protesta e Listës Serbe e paralajmëruar nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, me rastin e aksionit të njësive speciale në veri të Kosovës, raporton lajmi.net.
Protesta po mbahet në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës.
Rakiq tha dje, e martë, se njësitë speciale, në momentin kur përfaqësuesit e ligjshëm të serbëve, përfaqësuesit politikë dhe drejtorët e institucioneve publike ishin në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar për Kosovën, sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.
“Ata shfrytëzuan momentin kur pas zgjedhjeve lokale kryetarët e komunave nuk kanë marrë ende funksionet e tyre. Sipas deklaratave që vijnë nga Prishtina, ne ende nuk jemi kryetarë komunash, por në shërbim të qytetarëve dhe ne jemi ende qytetarë të zakonshëm”, tha Rakiq.
Kujtojmë se nga aksioni i policisë së Kosovës u arrestuan 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ryshfet dhe kontrabandim. 11 zyrtarë policor ishin serb, 4 shqiptar dhe 4 boshnjak. Inspektorati i Policisë së Kosovës tha dje se policët janë suspenduar nga detyra dhe u është caktuar masë ndalese prej 48 orësh.
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq