Situata në veriun e Kosovës ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Lidhur me zhvillimet e së dielës ka raportuar edhe gazeta britanike The Guardian. Në artikullin e saj, The Guardian përmend deklaratat e kryeministrit Kurti se “orët, ditët dhe javët në vijim mund të jenë sfiduese dhe problematike”, ndërsa citon edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “do të luten për paqe, por nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.
“Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas një fushate bombardimi të NATO-s, dhe territori shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Megjithatë, Serbia ende e konsideron atë pjesë të Serbisë”, raporton The Guardian.
Gazeta prestigjioze shkruan se “deri të përshkallëzimi i tensioneve erdhi për shkak të urdhërave administrativ të miratuara nga Prishtina, të cilat ishin në një linjë të përpjekjeve për të vënë kontrollin e saj të plotë në zonat me shumicë serbe”.
“Disa mijëra trupa të KFOR-it mbeten në terren në Kosovë për të ruajtur paqen, dhe paqeruajtësit italianë ishin të dukshëm në qytetin verior të Mitrovicës të dielën, kur sirenat e sulmit ajror ranë për disa orë në zonat në veri të banuara kryesisht nga serbët. Rreth gjysma e popullsisë serbe të vendit jeton afër kufirit me Serbinë, ku shumë serbë vetëm me ngurrim i janë nënshtruar ligjeve dhe autoriteteve kosovare”, shkruhet në artikull.
The Guardian nuk la pa përmendur edhe reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se tensioni u krijua për shkak të “rregullave të pabaza diskriminuese” të vendosura nga autoritetet kosovare.
Ndërsa, britanikja shkruan se “Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë dhe Moska ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës. Që nga lufta në Ukrainë, Vuçiç është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Moskën, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse, ndërsa këmbëngul se ai ende dëshiron që Serbia përfundimisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.
Qeveria u pajtua me një propozim që të shtyhet për një muaj zbatimi i masave të reja të reciprocitetit, për çka ka raportuar edhe The Guardian.
“Pas konsultimeve me ambasadorët perëndimorë të dielën në mbrëmje, qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë zbatimin e masave të reja me një muaj, me kusht që protestuesit të ndalojnë bllokimin e rrugëve. AFP raportoi se blloqet po hiqeshin të hënën. Beogradi dhe Prishtina ranë dakord të dy për dialogun e lehtësuar nga BE në 2011, por bisedimet kanë çuar në pak përparim”. /arbesh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...