Charles Michel, President i Këshillit të BE-së, në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet për herë të parë në Tiranë ka folur në lidhje me sulmin mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ‘këshilloi’ vendet që të mos lënë të shkuarën t’u vjedhë të ardhmen duke theksuar se nuk ka asnjë bashkëpunim nëse mes vendeve nuk ka pajtim.
Sipas tij pajtimi ndodh nëse ka kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja.
“Nuk mund të lëmë konfliktet dy palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reforma por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës të ju vjedhin të ardhmen,. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim. Nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma për këtë Samit. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të shndritshme dhe sigurisht që ne mund të bëjmë ndryshimin realitet nga i gjithë kontinenti ynë”-tha Charles Michel, President i Këshillit të BE-së. /euronews
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier