Google ADS

Tensione në veri të Mitrovicës, Ivanoviq paralajmëron vjedhje votash nga Lista Serbe

22:29 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, njëherësh kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviq ka komentuar pritjet e tij për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ka deklaruar se është favorit përballë kandidatit nga Lista Serbe, Goran Rakiq, duke u shprehur i bindur në fitore nëse ky i fundit nuk i vjedh votat.

“Presionet kanë filluar që nga dita kur u shpallën zgjedhjet, lista e kandidatëve u mbajt sekret. Pati fushatë për frikësim, thirrje telefonike e çka jo. Nëse mund ta parandalojmë vjedhjen, besoj se fitorja do të jetë e jona. Incidentet janë të mundshme në ditën e zgjedhjeve. Pasi në zgjedhjet e fundit, ata mbushën kutitë”, deklaroi Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Ivanoviq duke folur për formimin e Asociacionit, ka thënë se formimi bashkësisë së komunave me shumicë serbe mund të mos ndodhë asnjëherë.

“Nuk besoj se shqiptarët e Kosovës do ta formojnë Asociacionin përveç nëse është diçka krejtësisht e parëndësishme”, tha ai.

Ivanoviq vlerësoi se deklaratat e Haradinajt që shqiptarët nga jugu i Serbisë duhet të marrin shtetësisnë e Kosovës, janë shumë serioze.

Sipas tij, këto deklarata janë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme