Radio Televizioni i Kosovës, ka mësuar se ditën e zgjedhjeve do të ketë tensione në veriun e Kosovës. Krahas manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave nga zyrtarë të caktuar serbë, në komunat veriore priten shantazhe dhe obstruksione të ndryshme më 22 tetor.
RTK ka arritur të sigurojë materiale ilustruese, të cilat dëshmojnë se makineria e Listës Serbe përpiqet që ta keqpërdorë në forma të ndryshme procesin zgjedhor në Kosovë.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155498313743859/
Duke manipuluar rezultatin zgjedhor, Vuçiqi arrin që t’i mbajë të forta strukturat kriminale, të cilat i keqpërdorin tenderët publikë të Republikës së Kosovës. Listën Serbe ai e bën shumë më të fuqishme kësisoj karshi partive të tjera serbe në Kosovë. Vazhdimisht janë luftuar njerëzit që kanë dashur ta përçojnë zërin e serbëve autoktone.
“Kjo është një prej arsyeve pse personalisht gjithmonë do ta përkrahja Listën Serbe, sepse ajo është e vetmja e lidhur me Serbinë, kurse pyetni të tjerët se kush i transporton të automjetet KFOR’it dhe të automjetet e disa të tjerëve. Për çfarë arsyesh dhe për çfarë takimesh”.
Ne fakt, Oliver Ivanoviqi është përcjellë nga strukturat e sigurisë së Serbisë në çdo hap që ka bërë në Kosovë. Strukturat e fshehta të sigurisë së Serbisë në Kosovë e kanë vëzhguar Ivanoviqin edhe kur është takuar me strukturat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Vet Ivanoviqi në një intervistë për mediet serbe të Beogradit ka thënë se “fushata që bëhet për zgjedhjet lokale në Kosovë, së paku mund të quhet e çuditshme. Serbët frikësohen nga serbët më shumë sesa që kanë qenë të frikësuar nga shqiptarët radikalë në vitin 1999, 2004 apo 2008”.
“Sigurisht se do të kërkojmë lustracion për të gjithë ata që e keqpërdorimin pozitën e drejtorit për të bërë presion në punëtorët, në mënyrë që të ndikojnë në vullnetin politik”
Se Vuçiqi është ai i cili e udhëheq vet këtë politikë, duke përkrahur kërcënuesit nga Lista Serbe, dëshmon edhe vet deklarimi i tij në një konferencë shtypi të mbajtur disa ditë më parë në Beograd, ku thotë se “Dhe me këtë kemi arritur që ta bëjmë sigurinë e njerëzve tanë. Kjo është gjëja kryesore. Kurse njerëzit e Listës Serbe i porosis që të luftojnë për popullin e tyre. Nuk do të munden ata që ta ndryshojnë shoqërinë e Kosovës në njërën apo mënyrën tjetër. Të luftojnë për popullin e vet aq sa të munden. Secilën gjë të vogël që e marrin dhe që e humbin, gjë të madhe ata bëjnë për serbët dhe për Serbinë. Faleminderit prej tyre që e ruajnë Serbinë në Kosovë, sepse ata e ruajnë. Ata dhe fëmijët e tyre. Edhe e Rakiqit dhe e Jevtiqit. Dhe secilit prej tyre. Edhe e Radojçiqit dhe e Stojanoviqit.”
Rajoçiqin nuk e gëzon asnjë post zyrtar, as të Serbisë e as të Kosovës, kurse Vuçiqi e rendit së bashku me zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...