Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet.
Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”.
Ndërkohë, insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale, shkruan telegrafi.
Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.
Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeminsitrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.
Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...