Policia e Kosovës ka zbatuar urdhëresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit në lidhje me fituesin e tenderit për furnizim me pajisje për verifikimin e dokumenteve.
Pas rezistencës që kishte bërë, duke mos e zbatuar vendimin e OSHP-së, që rastin e kthente në rivlerësim, Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se e ka respektuar urdhëresën që i është lëshuar, shkruan sot Koha Ditore.
E ka rekomanduar si fituese një kompani tjetër e jo atë që kishte rekomanduar para se të vendoste “gjykata e tenderëve”.
“Lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Furnizim me pajisje për kontroll të dokumenteve’, Policia e Kosovës ka pranuar urdhëresën nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me datën 04.02.2019 dhe menjëherë ka filluar zbatimin e plotë të saj siç parashihet në legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Por ky tender sërish pritet t’i nënshtrohet riprocedimit pasi që kompania që ishte rekomanduar nga Policia e Kosovës, e i cili është ndryshuar me urdhëresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka thënë se vendimi është i jashtëligjshëm dhe se për këtë proces tenderues do të vazhdojë betejën. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
“Më datë 11.02.19, AK (Policia e Kosovës) fatkeqësisht e ka zbatuar (jashtëligjshëm) vendimin/urdhëresën joligjore të OSHP-së, duke shpallë fitues operatorin ekonomik Artius Group (i cili ndër të tjera nuk është i përgjegjshëm teknikisht), si dhe duke na eliminuar neve si kompani, pavarësisht faktit se në favor tonin ishte marrë vendimi në këtë procedurë dhe se Autoriteti Kontraktues kishte mbrojtur me fakte qëndrimin e tyre ne seancën e OSHP-së, gjithmonë duke u mbështetur në fakte të cilat janë aty dhe nuk mund të tjetërsohen nga askush”, thuhet në shpjegimin me shkrim nga kompania “Botek”.
Kjo kompani ka thënë që do të ankohet ndaj këtij vendimi, të cilin e cilësojnë plotësisht si të paligjshëm.
“Ne tanimë kemi kërkuar qasje në dokumentet e kësaj lënde pranë AK-së (mbledh faktet shtesë se ky OE edhe teknikisht nuk është i përgjegjshëm) dhe kemi autorizuar përfaqësuesin tonë ligjor, dhe do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për të shtruar sipas procedurës kërkesën për rishqyrtim dhe varësisht nga vendimi i AK-së tutje në OSHP, dhe në rast nevoje edhe në gjykatë”, thuhet në një përgjigje për këtë çështje të kësaj kompanie.
Përderisa kjo lëndë sërish do të vazhdojë të trajtohet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, Policia e Kosovës kanë thënë se do të zbatojnë çdo vendim që vjen nga OShP-ja.
“Me këtë Policia e Kosovës pa diskutim e ka respektuar vendimin obligues të OSHP-së, duke bërë edhe njoftimin për dhënie të kontratës në E-prokurim sipas procedurës. Bazuar në respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore, përfshirë urdhëresën e OSHP-së, Policia e Kosovës edhe në këtë rast ka vepruar sipas dispozitave të parapara ligjore”, kanë thënë Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
Gazeta ka raportuar se Policia e Kosovës e ka rekomanduar si fituese të tenderit për të furnizuar Policinë e Kosovës me pajisje për verifikimin e dokumenteve një kompani pa ia verifikuar dokumentet. Sipas specifikave të tenderit, një nga kriteret ka qenë që autorizimi në Policinë e Kosovës të dorëzohet origjinal ose i skanuar, por i noterizuar. Kompania, që është rekomanduar si fituese nga Policia e Kosovës, këtë dokument as nuk e ka dërguar në origjinal, e as të noterizuar. Dokumenti i paraqitur si kopje origjinale, sipas ekspertit të OSHP-së, është dokument i printuar me ngjyrë e i paraqitur si origjinal.
Tenderi i shpallur në shtator të vitit të kaluar është përmbyllur fillimisht në dhjetor. OSHP-ja e kishte kthyer në rivlerësim, por sërish Policia e Kosovës nuk kishte vepruar sipas këtij rekomandimi. Kjo e ka shtyrë OSHP-në që t’i drejtohet me urdhëresë Policisë së Kosovës për të rivendosur për këtë tender.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...