Vendimi i Gjykatës Kushtetuese po përceptohet nga publiku dhe ekspertët e drejtësisë me prapavijë politike kur pyeten nëse ekziston tendencë për “eliminimin” nga skena politike të Albin Kurtit.
Kësaj Gjykate i janë dashur më shumë se gjashtë muaj për ta trajtuar kërkesën e Vetëvendosjes në lidhje me ligjshmërinë e votës së deputetit, Etem Arifi.
Për Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, janë disa arsye që të bëjnë të mendosh se vendimi i saj karshi votës së deputetit Arifi, mund të ketë prapavijë tjetër.
“Mënyra se si është hartuar arsyetimi dhe dispozitivi , pjesa që ka dalë në publik e rrit standardin e integritetit të Kuvendit si institucion dhe deputetëve duke garantuar legjislaturë të pastër së paku në tre vitet e fundit por pa bërë dallimin lidhur me veprat penale të rënda apo të lehta, përveç nëse në vendimin final kjo reflektohet në arsyetim, por që prapë dispozitivi do të mbetet ai që ka dal në publik”, ka thënë Miftaraj për arbresh.info kur është pyetur nëse mund të shihet vendimi i Gjykatës si një tendencë për “eliminim” politik të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
E se nuk është hera e parë që Gjykata merr një vendim jo konsistent e thotë edhe Mazllum Baraliu njohës i çështjeve politike.
“Është dashtë të arsyetohet thelbi i çështjes. Gjykatë e kapur dhe interferuar nga jashtë e nga brenda politikisht. Edhe më herët ka pasur vendime që s’kanë qenë konsistent. Nuk është çudi që mund të ketë ndonjë aludim por është dashur që të jap përgjigje për ta arsyetuar mirë rastin”.
E për pikëpyetjet e ngritura nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të mund të jetë i përjashtuar shkaku i dënimit nga Gjykata, Baraliu ka një përgjigje.
“Synimi i tij është që të kandidohet për kryeministër nëse partia e tij i fitojnë shumicën e votave atëherë ai ka mundësi të nominohet edhe pa cen kandidatë. Kam hulumtuar në tekstet e Kushtetutës dhe s’kam vërejtur ndonjë që thotë se kandidati për kryeministër patjetër duhet të jetë në listën e kandidatëve”.
Kujtojmë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth legjitimitetit të votës së deputetit Etem Arifi, vendi tashmë pret të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të janarit ose fillim të shkurtit 2021./V.Selimi/arbresh.info/
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...