Google ADS

Temperaturat tropikale kaplojnë Maqedoninë

18:48 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Temperaturat tropikale deri më 41 gradë kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit. Kjo valë e të nxehtit që paraqet fazën e verdhë…

Temperaturat tropikale deri më 41 gradë kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit.

Kjo valë e të nxehtit që paraqet fazën e verdhë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, paralajmërojnë sinoptikanët. Temperaturat priten të ulen nga dita e enjte.

“Nga dita e enjte do të fillojë të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi veri-perëndimor, ku fillimisht temperaturat do të ulen në pjesët veriore të vendit, madje të shoqëruara me shi të përkohshëm dhe me bubullima më të rralla. Gjatë fundjavës do të vazhdojë moti jostabil dhe diferenca e temperaturave do të jetë për 8 ose 10 gradë me poshtë”,- u shpreh sinoptikanja, Lençe Rizova.

Temperaturat tropikale kanë shqetësuar qytetarët e vendit. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se me vështirësi po i kalojnë këto ditë të nxehta, konsumojnë më shumë ujë dhe mundohen të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

“Shumë është nxehtë. Po pimë ujë. Po dalim, kemi obligime, sepse punoj”,- tha një qytetar.

“Keq, shumë është vapë, por po gjendem, gjithmonë ujë mbaj me vete dhe rri nën hije”,- theksoi një qytetar.

“Rekomandimet e mjekëve i respektojmë. Ai që i ka kushtet e mira shkon në pushim me familje, ai që nuk i ka rri në shtëpi nën hije”,- deklaroi një qytetar.

Ekspertët rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë këshillat e përgjithshme për t’u mbrojtur nga ekspozimi drejtpërdrejt në diell.

“Ekipet tona mobile janë në teren për t’u dalë në ndihmë me ujë, matjen e shtypjes së gjakut, transportin e të sëmurëve etj. Gjatë fundjavës kemi pasur më pak intervenime, ndërsa gjatë ditëve të punës sigurisht se lëvizja e qytetarëve është më e madhe, me çka edhe intervenimet janë më të mëdha”,- potencoi Suzana Paunovska nga Ndihma e Shpejtë.

Simptomat se një person është goditur nga dielli janë: ngritja e shpejtë e temperaturës së trupit, lëkura e skuqur dhe e thatë, pulsi më i shpejtë dhe më i fortë, si dhe humbja e vetëdijes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme