Deri në fundjavë moti në Kosovë do të mbetet shumë i nxehtë. Të dielën do të ketë rënie të temperaturave, por nxehtë. Të shtunën priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Të nxehtit afrikan, megjithëse me temperaturat më të larta që priten ditën e sotme, do të vazhdojnë deri në fundjavë. Paraditet kryesisht do të jenë me kthjellime e diell, derisa orëve të pasdites ekzistojnë mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara me shi.
Ditën e shtunë ka gjasa që rrebeshet të jenë më të shpërndara në vend, e ku vende-vende mund të jenë më intensive. Nga dita e diele pritet rënie e lehtë e temperaturave, e të hënën sërish në rritje të lehtë, e ku do të mbajë edhe mot i kthjellët.
Njoftimi:
24.06 – Shumë nxehtë. Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, e përreth viseve malore pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe me bubullima.
25.06 – Mbetet shumë nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vranësirave, e pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe të izoluara me bubullima.
26.06 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite priten zhvillime të vranësirave, që më vonë shoqërohen edhe me rrebeshe më të shpërndara shiu e bubullima.
27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara.
28.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
Temperaturat gradualisht në zbritje nga dita e premte, minimalet luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet sot arrijnë vlerën më të lartë prej 37C, e deri të dielën zbresin në 30C.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...