Sipas parashikimeve të meteorologëve fundjava do përcillet me mot më të ngrohtë.
Ditëve të ardhshme me përmirësimin e motit dhe depërtimin e fushave të presionit të lartë, nuk pritet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat e indeksit AQI nga të mira dhe mesatare, gradualisht mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C. Të enjten do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, 3-6m/s, e nga e premta erë mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.
Më poshtë keni parashikimet e motit nga nesër (09 mars) deri më 12 mars.
9.03 – Mot i butë, paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime.
10.03-11.03 – Në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë orëve të mbrëmjes vransirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe mundësi për reshje shiu.
12.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Paradite dhe gjatë ditës me shi./Rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...