Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, ua kanë vështirësuar pacientëve, por edhe familjarëve të tyre pritjet dhe qëndrimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Disa kanë ardhur të vizitojnë familjarët e tyre e disa të kontrollojnë shëndetin e tyre.
Në pamundësi për të pritur brenda objektit të Qendrës Emergjente në QKUK, këta qytetarë po presin në oborr në temperatura rreth 38 gradë.
Për Arbresh.info ata thonë se me orë të tëra dhe në kulmin e temperaturave të larta po presin në oborr.
Ata ishin të lodhur dhe të dehidruar nga të nxehtit të madh, të cilët thanë se me shumë vështirësi po e përballojnë.
Njëri nga qytetarët, i cili ishte duke pritur tha se kjo verë është shumë më e vështirë se ajo e vitit të kaluar. Për t’i ikur të nxehtit, ai tha se më shumë po qëndron në shtëpi.
“Me zor po i përballojmë këto temperatura të larta. Sidomos për të moshuarit është më problem por është si është nuk kemi se çfarë të bëjmë. Kjo verë është shumë e nxehtë se verave të tjera, vitin e kaluar e kemi përballuar shumë më lehtë. Temperaturat po shkojnë deri në 38 gradë. Nuk po mundemi me dal sepse po më bëhet terr para syve. Më së shumti po rrimë brenda të freskohemi në këto ditë të nxehta”, tha ai.
Një tjetër i moshuar, i cili është duke pritur për të marrë trajtim në Klinikën e Pomologjisë, pohoi se i nxehti po ia vështirëson edhe më shumë shëndetin.
“Nxehtësinë me mezi po e përballojmë, me të vërtetë është shumë nxehtë, sidomos për të moshuarit dhe për fëmijët është shumë keq, duhet me qenë shumë të kujdesshëm. Kam dëgjuar që do të jetë deri në tetor nxehtë. Pak po dalim dhe po iki ndër hije se nuk po mundemi me i përballu. Plus jemi në spital është edhe më rëndë. Qytetarët të kenë kujdes të pinë më shumë lëngje ujë”, tha ai.
Për ikje nga ekspozimi në diell në këto temperatura të larta shpeshherë është bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata kanë dhënë rekomandime se si qytetarët t’i përballojnë temperaturat e larta dhe si ta evitojmë ekspozimin në diell.
Me theks të veçantë ka bërë thirrje për të moshuar me ata që kanë sëmundje kronike dhe fëmijët që të mos dalin në kohën kur rrezet e diellit janë shumë të mëdha.
Ditë më parë Arbresh.info ka kontaktuar me drejtorin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, i cili ka thënë gjatë muajit korrik temperaturat arrijnë deri 39 gradë celsius.
Mirëpo, ai njoftoi se vera nuk do të mbarojë në muajin gusht, sipas tij, temperaturat mbi 20 gradë do vazhdojnë deri në muajin tetor.
Po ashtu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), u bënë thirrje vazhdimisht qytetarëve të Kosovës që të shmangin ekspozimin në këto temperatura që mund të dërgojnë në dehidratim të organizmit veçanërisht për personat e moshuar.
Po ashtu ky IKSHPK ka rekomanduar që nga ora 10:00 deri në ora 17:00 qytetarët të mos kenë kontakt të drejtpërdrejt më rrezet e diellit. /Arbresh.info/Diellza Gashi/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...