Vendi ynë po përballet me temperatura mjaft të larta këto ditë të fundit të muajit qershor.
Temperaturat e larta nuk rrezikojnë vetëm peronat e grup-moshave të caktuar dhe personat me probleme shëndetësore, por janë të papërballueshme edhe për organizmin e secilit person.
Kështu thotë për Arbresh.info, Dr.Lumnije Sveçla- Specialiste e mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, (QKMF), e cila tregon më shumë rreth asaj se si të mbrohemi dhe cila është mosha më e rrezikuar nga temperaturat ekstreme të ditëve të fundit.
Sipas saj, temperaturat kaq të larta janë vështirë të përballueshme edhe për ata njerëz që nuk kanë probleme shëndetësore.
“Nuk kanë qenë të pritura për popullatën që këto temperatura jenë të larta, por mund të themi që janë jo të përshtatshme, apo të rrezikshme për pacientë, grup- mosha të caktuar që kanë probleme shëndetësore. Jo vetëm ata me probleme shëndetësore, këto temperatura janë vështire të përballueshme, është një temperaturë që vështirë adaptohet organizmi”, thotë ajo.
Doktoresha tregon se më të prekurit nga temperaturat e larta janë persona që kanë sëmundje kardiovaskulare, ose të diabetit.
“Moshat më të prekura janë foshnjat dhe fëmijët, moshë më e moshuar sidomos pacientët që kanë probleme kronike me sëmundje kardiovaskulare, të diabetit me sëmundje të ndryshme që janë të varur prej terapisë të rregullt ditore dhe munden të çrregullohen parametrat vital dhe gjendja e tyre shëndetësore nga temperaturat e larta”, tregon ajo.
Ajo thotë se të gjithë i dinë këshillat se si të mbrohemi nga këto temperatura, vetëm se është me rëndësi që të zbatohen ato.
Sveçla, apelon tek qytetarët që të marrin ujë dhe të mos i ekspozohen temperaturave në pikun e vapës.
“Pacientët e grup moshave të rrezikuara duhet të marrin terapinë e rregullt, duhet të hidrohen, të marrin ujë apo lëngje të mjaftueshme, të mos i ekspozohen temperaturave në pikun e vapës. Prej orës 10-17 dhe në çdo moment të lajmërohen sipas nevojës te mjeku më i afërt familjar. “Pacientët të cilët kanë rrezikshmëri prej temperaturave të larta, duhet të kenë kujdes të konsumojnë ujë shumë, të vendosin kapele, të kenë tesha të lehta verore më përbërjeje të pambukut si dhe me ngjyra të lehta”, shprehet doktoresha Sveçla.
Ndryshe, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ditë më parë ka dhënë këshilla për mbrojtje nga këto temperatura, sidomos për personat e moshuar dhe ata të sëmurë nga zemra dhe diabeti, raporton Arbresh.info.
“Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehti që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Po ashtu, ky Institut rekomandon të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ajo e sheqerit që të mos ekspozohen në diell nga ora 10:00 deri në ora 17:00.
Ndërsa, temperaturat e ditës së sotme ( e enjte)sipas meteorologëve pritet lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...