Qytetarët e Prishtinës po “kallen” nga i nxehti që po mbretëron këto ditë. Kësaj nxehtësie nuk po i kontribuojnë vetëm temperaturat e larta, por po i ndihmon edhe “Termokosi”
Aktualisht në vend temperaturat kanë shkuar deri në 22 gradë Celsius. Derisa edhe brenda objekteve të banimit për shkak të ngrohjeve qendrore ambienti është bërë i padurueshëm.
Por sipas rregullores së “Termokos”-it, sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe mbaron më 15 prill të vitit vijues.
Bazuar në aktet ligjore në fuqi, në varësi të kushteve klimatike, sezoni i ngrohjes mund të shkurtohet ose të zgjatet.
“Në rast se kushtet klimatike janë të favorshme sezoni ngrohës mund të fillojë pas datës 15 tetor ose të përfundojë para 15 prillit të vitit vijues. Në të kundërtën, në rastet kur temperaturat e ulëta mbretërojnë për tri ditë radhazi para afatit ligjor për fillimin e sezonit ngrohës apo moti i ftohtë vazhdon pas 15 prillit, në bazë të disa parakushteve me aktet ligjore në fuqi lejohet furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje maksimalisht nga data 1 tetor deri më 30 prill”, thuhet në këtë rregullore.
Por, nga “Termokos”-i nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gazetës Express për të kuptuar arsyen pse nuk i kanë ndalë ngrohjet pasi edhe sipas rregullores, të cilën e cekëm më lart, ngrohja mund të ndalet para 15 prillit të vitit vijues./Gazeta Express/
Aksident me vdekje në Shkodër
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Ko...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris