Google ADS

Temperaturat në fundjavë do të arrijnë në 27 gradë celsius

07:50 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik, shkruan arbresh.info.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme