Konsumimi jo i duhur i ushqimeve gjatë temperaturave të larta, është një kërcënim serioz për shëndetin tonë, raporton Arbresh.info.
Gjatë gjithë kohës, e në veçanti gjatë sezonit të verës është shumë e rëndësishme të konsumojmë ushqimet të cilat ndihmojnë në hidratimin dhe ofrojnë vlera ushqyese të përshtatshme për përballimin e nxehtësisë.
Temperaturat e larta verore ndikojnë në humbjen e lëngjeve të trupit duke sjell kështu mundësin që të zhvillohen mikroorganizmat në ushqime.
Shëndeti është gjëja primare e çdo njeriu, prandaj edhe ushqimet që duhet të konsumohen në këto temperatura të larta janë të caktuara.
Specialisti i Mjekësisë Familjare, Dr. Rushit Ismajli për Arbresh.info na tregon për ushqimet që preferohen të konsumohen gjatë verës.
“Në radhë të parë, do të kisha thënë që ushqimet më të duhura janë dietat e bazuara në perime. Mund të përdoren edhe pemë, mirëpo ajo çfarë do të kisha thënë është që duhet përdoren në sasi të kufizuara kripërat, sheqernat, yndyrat d.m.th. ushqim me më pak sheqer, yndyrë dhe krip kurse edhe në bazë të perimeve, edhe ato sa më të freskëta që të jenë sepse ka rënë çmimi i perimeve, janë të mjaftueshme në treg. Mirëpo në qoftë se njerëzit kanë kopshte më së miri është që ato të i marrin nga kopshti, ti lajnë me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm dhe të i konsumojnë të freskëta”, ka thënë Dr. Ismajli.
Ndonëse, shumë nga njerëzit nuk gjejnë kohë që të përgatisin vetë, zgjedhjen e shohin tek ushqimet e shpejta e që këtë Dr. Ismajli nuk e preferon.
“Kundër fast food-eve, kundër ushqimeve të shpejta d.m.th. ne kemi plotë pika në të cilat njerëzit shërbehen shumë shpejt me ushqime mirëpo nuk është ide shumë e mirë që të ushqehen me gjëra shumë të shpejta, flas për hamburger, tost, dyner, mirëpo të përgatisim vet ushqimet në shtëpi ose në ndonjë restauruat që ka emër të mirë në mirëmbajtjen e ushqimeve dhe përgatitjeve të tyre”, u shpreh Dr. Ismajli.
Sipas Dr. Ismajlit marrja e vitaminave në mënyrë jo-natyrale nuk është e domosdoshme. Ai na tregon mënyrën e duhur se ti të fitohen ato.
“Vitaminat më së miri është që të merren në mënyrë natyrore, p.sh. vitamina D mund të merret përmes rrezeve të diellit duke shmangur orën 10:00 deri në orën 4:00 të pasdites. Kurse vitaminat e tjera mund të merren me perime ose përmes frutave, kështu që në qoftë se dikush ka nevojë për ndonjë supliment, prapë është në rregull”, tha Dr. Ismajli.
Ndërsa në fund, specialisti i mjekësisë familjare ka një këshill për qytetarët
“Puno në kopsht, ha nga kopshti e ndihmon edhe aktivitetin fizik edhe një diete të shëndetshme”, tha ai.
Ndryshe, hidratimi i trupit gjatë verës është thelbësore për të mbajtur shëndetin.
Temperaturat e larta dhe aktivitetet fizike të shtuara mund të çojnë në humbjen e lëngjeve përmes djersitjes duke rritur kështu nevojën për të konsumuar sa më shumë lëngje.
Pirja rregullisht e ujit, konsumimi i ushqimit me përmbajtje të lartë të ujit dhe shmangia e kafeinës dhe alkoolit janë disa nga këshillat e rekomanduara për mbajtjen e shëndetit gjatë temperaturave të larta./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...