Temperaturat në Kosovë pothuajse kanë arritur në dyzet gradë celsius në ditët që kaluan.
Më këtë është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Reanimatori dhe specialisti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Avdush Bajgora për Arbresh.info ka thënë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është rritur për shkak të nxehtit të madh.
Ai ka shtuar se rastet më të shpeshta të pacientëve që kanë ardhur në emergjencë kanë të bëjnë me gjakderdhje në tru.
“Disa prej rasteve kanë gjakderdhje në tru, pësojnë infarkt, krejt janë ata faktorë që ndikojnë. Kemi raste kur pësojnë të fikët, kemi raste kur kemi goditje të diellit, kemi raste kur punëtorët prej temperaturave të larta për dhjetë ose pesëmbëdhjetë euro rrëzohen nga kati i dhjetë”, është shprehur Bajgora.
Ai po ashtu ka thënë se personat më të rrezikuar janë pacientët me sëmundje kronike të cilëve u preferohet të mos dalin jashtë veçanërisht në mesin e ditës.
“Zakonisht rastet janë pacientët me sëmundje kronike sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje të sistemit respirator, sëmundje të veshakëve, të diabetit dhe krejt këta pacientë prej orës dhjetë deri në orën katër nuk guxojnë me dal në këto temperatura”, ka përmendur ai.
Bajgora rekomandon pacientët që në këto ditë të nxehta të pinë sa më shumë lëngje dhe të konsumojnë ushqim sa më të lehtë.
“Pacientëve ju rekomandoj konsum sa ma tepër te lëngje, ushqim sa ma i lehtë. Ata të cilët kanë sëmundje kronike ju rekomandoj të rrinë në vende të flladshme. Punëtorët të cilët punojnë në lartësi ju rekomandoj shefave të tyre të ju japin një pauzë të caktuar edhe më i fresku më tepër me lëngje, ose të paktën të ju blejnë ujë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...