Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë thirrje nga konsumatorët e saj që të shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.
Ujësjellësi ka thënë se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së mërkurë është rritur shumë mirëpo, ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.
“Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e K.U.R. “Prishtina”./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...