Google ADS

Temperatura të ulëta në fundjavë

15:48 | 6 Tetor 2017
L G

Gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga  8-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja,  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme