Krahas të të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dieles dhe të hënës, njofton Prishtina Weather.
Datat:
1.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell, e gjatë ditës edhe me vransira kalimtare.
2.08 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell, gjatë ditës edhe me erë. Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.
3.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
4.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet luhaten nga 36C deri në 38C, e ditën e martë mund të zbres lehtë deri në 34C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 3-13m/s, ditën e hënë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë nën vlera normale.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit