Temperatura të larta edhe sot, deri në 37 gradë

07:00 | 13 Korrik 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, njofton IHMK-ja.

IHMK bën apele që të respektohen rregullat e IKSHP-së./Arbresh.info/

Të ngjashme