Google ADS

Temperatura deri në 15 gradë Celsius gjatë fundjavës në Kosovë

18:17 | 13 Shtator 2024
R J

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Gjithashtu dhe të dielen pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, siç thuhet në njoftim, të intensitetit mesatar deri të lartë.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë  kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s.  Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme