Është një dështim të thuash epokal i “forcës së butë” evropiane: perspektiva e ofruar për t’u bërë pjesë e BE-së tashmë nuk mjafton për t`i mbajtur nën kontroll burrat e fuqishëm në Beograd dhe në Prishtinë.
Arrestimi brutal i të ngarkuarit serb për Kosovën Marko Gjuriq në Kosovë, përfshirë këtu edhe paradën e bërë me të rrugëve të Prishtinës si dhe retorika e errët e presidentit serb Vuçiq, janë dëshmi për atë se gjendja në mes të Serbisë dhe Kosovës ka dalë jashtë kontrollit, shkruan korrespondenti i Transmetuesit Publik të Zvicrës “SRF” për Serbi dhe Kosovë, Georg Hassler.
Në vend se të shtypë pullën “Reset”, BE i lë hapësirë veprimi fuqisë së madhe, Rusisë por edhe Turqisë. Kjo përbën rrezik të madh për njerëzit në regjion por edhe për Evropën, transmeton albinfo.ch. Shtetet autoritare ndërkaq duken më interesante se sa perëndimi, i cili, pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dëshironte që në Evropën Juglindore të kurorëzonte projektin e paqes evropiane. Sidomos pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.
Gabime në konstruktin e BE-së për Kosovën
Mirëpo pikërisht i ashtuquajtur proces i normalizimit në Kosovë nën patronatin e BE-së dëshmon për gabime të konsiderueshme në konstruktin e tij: BE ka dashur që në një lloj politike kabinetesh, t`i lidhë marrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinës përmes shtrëngimit të duarve në mes të të fuqishmëve të atjeshëm. Pa pjesëmarrjen e parlamenteve përkatës e lëre më të popullit. Kjo nuk ngjan pothuajse fare me demokracinë. Në këtë mënyrë besueshmeëria e Brukselit është dëmtuar me të madhe.
Kjo edhe për faktin se BE-ja (por edhe Zvicra) tepër gjatë nuk ka drejtuar pyetje kritike në adresë të ish komandantëve rebelë në Prishtinë. Po e njëjta gjë vlen edhe për Bashkësinë (Asociacionin) e komunave serbe të Kosovës. Në pamje të parë duket se ngjan me zgjidhjen në regjionin e Juras berneze (regjion frankofon brenda kantonit gjermanofon të Bernës): një ide federale e cila do të mundësonte që edhe pakicat të kenë pjesëmarrjen e tyre proporcionale në shtetin e Kosovës, konstaton gazetari zviceran.
Një skenar i Krimesë
Mirëpo mundësia e drejtpërdrejtë e ndikimit të Beogradit mbi këtë asociacion e bën këtë krijesë një `shtet brenda shtetit` dhe e minon sovranitetin e Kosovës. Brukseli kishte besuar se Beogradi do të përpinte “bretkosën kosovare” dhe në këmbim me hyrjen në BE do të tërhiqej përfundimisht nga ish provinca e tij.
Por ky po dëshmohet si gabim i rëndë. Vuçiq përmes faktorit rus po lufton për gjithnjë më tepër ndikim në Kosovë. Dje ai në një intervistë e ka shprehur në mënyrën më të hapur të mundshme sloganin e vjetër luftarak të nacionalistëve serbë: “Kosova është Serbi”. Zëra të ndryshëm prej kohësh i druajnë një marrjeje kontrolli brenda natës të ushtarëve serbë mbi Kosovën e Veriut, të mbizotëruar nga serbët. Një skenar i Krimesë.
Ofrimi i Zvicrës si ndërmjetësuese?
Është ende vetëm një nga spekulimet e shumta për Ballkanin, por një sfidë serioze për Nato-n e cila nga viti 1999 është aty për të garantuar sigurinë. Në veri të Kosovës janë të angazhuar para së gjithash ushtarët e Swisscoy-t, kontingjenti zviceran i KFOR-it. Si një ekip monitorues ndërmjetësues, zviceranët konsiderohen si ndërmjetësues të vlerësuar nga të gjithë faktorët në terren. Ndërsa Zvicra nuk luan vetëm nga ana ushtarake një rol të rëndësishëm në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ajo e ka njohur shtetin e ri si njëri ndër vendet e para dhe e ka mbështetur në mënyrë të konsiderueshme. Me ose pa të drejtë: kjo nënkupton një përgjegjësi të shtuar të Bernës.
Pikërisht duke qenë se në Kosovë nuk kemi të bëjmë me një konflikt etnik por para së gjithash me një poker (lojë) forcash, kanalet e hapura të Zvicrës drejt të gjitha palëve, mund të ofrojnë një kontribut për deeskalimin e situatës./Telegrafi/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...