Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin 5.7 milionësh ndaj Z-Mobile.
Fadil Lepaja nga Telekomi e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë që tërheqja e mjeteve të mos ndodhë, ndërkohë që ka thënë se nesër do të njoftojnë për detajet.
Telekomi ishte ankuar javë më parë për vendimin e Komerciales, duke e cilësuar të jashtëligjshëm e kriminal. Kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, e pati akuzuar gjyqtarin e rastit se është i përfshirë në skemë kriminale.
Aktvendimi i Komerciales e obligon Telekomin t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro, dhe kjo pas mbi 40 milionë sa ia ka paguar më parë po kësaj kompanie./rtk
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë