Kryesia e Telekomit të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka nxjerr vendim për parashtruesin e kërkesës Telekomi i Kosovës për çështje rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë̈ së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Sipas kryesisë së Telekomit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese në vendim i ka jep të drejtë aktvendimit të Gjykatës së Apelit dhe ka hedh poshtë pretendimet e parashtruesit Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK ketë vendim ka pritur me shqetësim të madhe, sepse Telekomit të Kosovës ju është bëre goditja e radhës nga Institucionet e Drejtësisë̈.
“Dje me datën 27.01.2021 Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për parashtruesin e kërkesës Telekomi i Kosovës për çështje rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë̈ së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. Nr.3610/20]. GJK në vendim i ka jep të drejtë aktvendimit të Gjykatës së Apelit dhe ka hedh poshtë pretendimet e parashtruesit Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK ketë vendim ka pritur me shqetësim të madhe, sepse Telekomit të Kosovës ju është bëre goditja e radhës nga Institucionet e Drejtësisë”, thuhet në reagim, shkruan arbresh.info.
“FSP-PTK çdoherë ka bëre përpjekje përmes aktiviteteve të saj, të informojnë për dëmin e shkaktuar nga marrëveshja me Dardafon.net (ish z-Mobile) dhe jo vetëm! Aktivitetin tonë sindikal kemi shtrirë me denoncimet në krimet ekonomike, prokurori dhe në Gjykata për secilën kontratë që kemi dyshuar së është e dëmshme për Telekomin. Njëkohësisht, këto parregullsi, shkelje dhe kontrata/marrëveshje të bëra nga Bordet dhe Menaxhmentet, i kemi informuar përmes shkresave zyrtare dhe takimeve te shumta që kemi zhvilluar me të gjitha Qeveritë e Republikës së Kosovës, Grupet parlamentare, Arkep dhe të gjitha mekanizmat që kanë për detyrë dhe përgjegjësi mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës Sh.A”, thuhet po ashtu në reagimin e kryesisisë së Telekomit.
Në reagim thuhet po ashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë disa iniciativa për “zhvillimin” e Telekomit dhe ruajtjen e vendeve të punës së punëtoreve, të cilat janë prezantuar gjatë takimeve që ka pas FSP-PTK të përfaqësuar nga Kryetari Z. Balaj.
Vlen të theksohet se rezultati i këtyre iniciativave është ZERO! Mirëpo, këto iniciativa kanë pas kundërefekt në zhvillimin e Telekomit, sepse gjendja e përgjithshme e kompanisë vetëm është renduar edhe më shumë. Rasti i fundit është “pranimi” i borgjit ndaj kompanisë Dardafon.net (ish Z-Mobile) nga Qeveria, ndërsa në anën tjetër nuk kanë marrë asnjë veprim të bëjnë padi për personat që kanë pas përgjegjësi në keq menaxhimet e buxhetit të Telekomit përmes kontratave/marrëveshjeve të dëmshmeve.
Punëtorët e Telekomit të Kosovës paralajmërojnë masa radikale, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr masa në realizimin e kërkesave të tyre.
“FSP-PTK mbrëmë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë takimit kemi diskutuar hapat që do t’i ndërmarrim, karshi heshtjes së Qeverisë së Kosovës për dëmet që po i shkaktohen Telekomit çdo ditë. FSP-PTK çdoherë̈ ka reaguar përmes mediave, protestave dhe grevave kundër çdo vendimi që kanë cenuar vendet tona të punës dhe së bashku kemi arritur rezultate pozitive, prandaj FSP-PTK kërkon të jeni të gatshëm që në momentin e thirrjes nga ana e jonë, të jemi më të bashkuar si asnjëherë me parë dhe mos të lejojmë që klanet që kanë për synim të falimentojnë Telekomin dhe t’i lenë pa punë dhe paga punëtoret.
“FSP-PTK do t’i ndërmerr të gjitha hapat sindikal në rast që Qeveria deri me datën 05.02.2021 nuk do të merr parasysh kërkesën tonë të vetme: ndaljen e sulmeve prej të gjitha grupeve të interesit ndaj Telekomit dhe friken që përjetojnë̈ punëtorët për humbjen e vendeve të punës. Ne, së bashku me ju nuk do të dorëzohemi sepse është̈ e vetmja formë që jep rezultat në mbrojtjen e kompanisë”, paralajmëron kryesia e Telekomit./arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...