Me 15 milionë euro hua të marra nga Qeveria, Telekomi i Kosovës synon që deri në fillim të vitit 2024 ta përmirësojë cilësinë e rrjeti 4 dhe 5G.
Kështu tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i cili shtoi se këto mjete do të kthehen me dividendë.
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, i tha Radio Kosovës se këto mjete do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin. Ai tha se qind për qind do të rregullohet rrjeti me 4 dhe 5G.
“Këto 15 milionë do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin e Kosovës, për shkak se do të jenë për investime të cilat nuk janë kryer për rreth 10 vite kur rrjeti ka qenë totalisht i dëmtuar. Këto mjete të cilat janë dedikuar për Telekomin e Kosovës si borxh, do të investohen në komplet centralen e “Valës” e gjithashtu do të jenë edhe 200 antena të “Valës” të cilat do të jenë me 4G, një pjesë e madhe edhe me 5G. Këto investime që do të bëhen do ta rrisin cilësinë 100%. Besoj se nuk do të ketë më probleme me rrjetin”, tha Balaj.
Tutje, ai theksoi se problemi me rrjet do të marrë fund në fillimin e vitit 2024, teksa shtoi se tashmë veç kanë filluar në disa qytete të bëjnë rregullime.
“Pas këtyre investimeve, të cilat do të përfundojnë deri ka muaji i tretë ose katër i vitit 2024, unë besoj se “Vala” do të jetë 100% ashtu siç e kemi kërkuar ne dhe konsumatorët. Ajo çka është më rëndësi është që sivjet një pjesë e madhe e Gjilanit dhe Ferizajt tashmë janë rregulluar. Tani fillon pjesa e Prishtinës dhe qyteteve të tjera dhe besoj që deri në vitin e ri do të shihen ndryshime drastike në valë”, tha, mes tjerash, Balaj.
Për mjetet që i kanë huazuar nga qeveria, Balaj tha se do t’ia kthejnë qeverisë më dividendë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kredia prej 15 milionë eurosh do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...