Punojnë në ndërmarrjen më fitimprurëse në vend.
E veç pagave të mira edhe përfitimet tjera nuk kanë qenë të vogla për punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Vetëm në rast të festave ata kanë marrë dhurata në vlerë qindra euro, e ka raste kur shuma e plotë që ndërmarrja ka paguar për vetëm një festë ka arritur në 20 mijë euro.
Në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizimeve të siguruar nga arbresh.info thuhet se kjo e fundit ka ndodhur pikërisht në dhjetor të 2017-es. Dhuratat e blera për punëtorët e Telekomit të Kosovës për Vitin e Ri 2018 kanë kushtuar hiq më pak se 19 mijë e 200 euro.
Edhe për Vitin e Ri 2016 janë ndarë dhurata por vlera e tyre ka qenë përgjysmë më e vogël, 10 mijë euro. Po atë vit janë shpërndarë dhurata në formë donacioni në vlerë 12 mijë e 700 euro.
Ndërmarrja është kujdesuar edhe për festën e gjinisë femërore, 8 Marsin. E shumë e njëshme e parave janë ndarë edhe për këto dhurata.
Në të njëjtin dokument thuhet se Telekomi i Kosovës në vitin 2010 në ditën ndërkombëtare të gruas janë blerë dhurata në vlerë 10 mijë euro ose saktësisht 9 mijë e 900 euro.
Telekomi duket se nuk ka lëshuar duarbosh as mysafirët, për ish-sekretarin amerikan, Ëilliam Ëoker ishte blerë një dhuratë në vlerë prej 120 euro.
Ndërsa në 2014-en ishin blerë USB dhurata në vlerë 3 mijë e 920 euro ndërsa dy më vonë më 2014-en, janë blerë dhurata Set VIP në vlerë 1 mijë e 500 euro.
Zyrtaret e Telekomit të Kosovës për vite me radhë ishin treguar shumë dorëlirë me paratë e ndërmarrjes e këtë e kanë dëshmuar dhjetëra shpenzime dhe sponsorizime që arbresh.info ka publikuar javët e fundit.
Drekat e darkat duket t’i kenë përcjellë shumicën e takimeve të drejtorëve menaxhues të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet mbi 100 mijë euro ose saktësisht 114 mijë e 915 euro janë shpenzuar për dreka dhe darka në periudhën 12 vjeçare e gjysmë, 2006- maj 2019.
Lexo edhe: 100 mijë euro në dreka e darka luksoze të drejtuesve të Telekomit
Mbi 100 mijë euro të tjera kanë shpenzuan në udhëtime zyrtare udhëheqësit e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Por këta të fundit u kujdesën që shpesh herë të marrin edhe vetura më qira veç biletave për tren, autobus, e taksi.
Në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizmëve të siguruar nga arbresh.info thuhet se nga marsi i 2009-es deri në dhjetor të 2018-es udhëheqësit e Telekomit të Kosovës kanë shpenzuar saktësisht 102.559 euro në udhëtime zyrtare.
Lexo edhe: Faturat e Telekomit, mbi 100 mijë euro të tjera u shpenzuan në udhëtime
Mijëra euro janë ndara për edhe këngëtarë të zhanreve të ndryshme, aktorë, spektakle të bukurisë e sallone të ondulimit.
arbresh.info ka raportuar edhe për rastet kur buxheti i Telekomit të Kosovës është shfrytëzuar për të paguar tiketat e shqiptuara në komunikacion dhe për shopping./arbresh.info/
Lexo edhe: Tunës e kolegeve të saj iu ndanë deri 6 mijë euro për videoklipe nga Telekomi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...