Telekomi shet 83 automjete

19:12 | 2 Dhjetor 2021
L G

Telekomi i Kosovës ka nisur një pazar për shitjen e një numri të madh të veturave.

Përmes një njoftimi kompania që nuk i ka punët mirë financiarisht ka bërë ftesë për ofertë për shitjen e 83 automjeteve të përdorura, shkruan arbresh.info.

Një pjesë e veturave janë të përdorura, të amortizuara dhe të papërdorshme. E një pjesë tjetër e tyre janë në gjendje më të mirë.

“Një pjesë e veturave janë në gjendje të mirë dhe të përdorshme, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre janë jashtë përdorimit!”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.

Më shumë lidhur me gjendjen dhe të dhënat rreth veturave, shikoni postimin e plotë

NJOFTIM: TELEKOMI SHET 83 AUTOMJETE TË PËRDORURA!
Telekomi i Kosovës, konform procedurave standarde të prokurimit publik ka bërë “FTESË PËR OFERTË PËR SHITJEN E VETURAVE… “ të përdorura, të amortizuara dhe të papërdorshme.
Një pjesë e veturave janë në gjendje të mirë dhe të përdorshme, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre janë jashtë përdorimit! Më shumë lidhur me gjendjen dhe të dhënat rreth veturave, klikoni në lidhjet më poshtë:
https://kosovotelecom.com/…/upl…/2021/12/Ankandi-PDF.pdf
https://kosovotelecom.com/…/12/lista-e-automjeteve.pdf
Vendi: Qendra Tranzite Postare, Zona Industriale, Prishtinë
Veturat mund të shihen çdo ditë prej orës10-15!
Të gjithë ofertuesit e interesuar, mund të dërgoni aplikacion me shkrim në adresen [email protected]
Ofertat duhet të dorëzohet në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 13.12.2021 &
13:00:00
Ofertat e vonuara do të refuzohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme