Dy tenderë të ndarë – njëri për shërbime të telefonisë mobile i Ministrisë së Integrimit Evropian e tjetri për shërbime të internetit i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik – janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).
Kjo vetëm pse këto ministri nuk kishin zgjedhur Telekomin e Kosovës, edhe pse ky i fundit kishte humbur garën karshi ofertuesve privatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Së bashku, të dy tenderët që me automatizëm do t’i kalojnë Telekomit, kapin shifrën prej 92 mijë eurosh.
OshP-ja bazë për këto vendime ka marrë pikën 4 të nenin 9 të Ligjit të prokurimit publik, i cili specifikon se autoritetet kontraktuese duhet të sigurohen se nuk ka ndonjë kompani publike që ofrojnë shërbimet dhe produktet që ato kërkojnë. Në të kundërtën, fitues duhet të zgjidhet kompania publike para asaj private..
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin