U vlerësua si kontrata që solli buzë falimentimit ndërmarrjen publike Telekom.
Madje për të kundërshtuar vazhdimin e saj u paralajmëruan greva dhe dorëheqje të punëtorëve ndërsa filluan edhe protestat. E pikërisht në këtë të fundit u bë e ditur se kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile nuk do të vazhdohet.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, të hënën u ka thënë punëtorëve të Telekomit se pas 30 korrikut kjo kontratë do të përfundojë.
“Ne jemi në takim ende duke diskutuar edhe aspektin financiar që kemi kontaktuar një kompani ndërkombëtare të bëjë një analizë financiare, ku si raport preliminar ka dalur pozitiv sa i përket aspektit të Telekomit të Kosovës. Në të njëjtën kohë kemi pranuar edhe një njoftim zyrtar nga ekspertiza e jashtme ligjore, ku në të njëjtën kohë na jep të drejtën neve si Telekom të njoftojmë që sot gjatë ditës e njoftojmë edhe operatorin që deri më tani ka qenë partner me neve, në këtë rast Z-Mobile që shkëputja e MSA-së vazhdon që nga data 30 korrik. Sot ju shkon njoftimi”, ka thënë Istrefi.
E pas duartrokitjeve e urimeve të shumta të punëtorëve, kryetarit të Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj ka shprehur emocionet e tij në një intervistë dhënë arbresh.info.
Balaj ka thënë se lajmi për mos vazhdimin e kontratës me Z-Mobile është ai që kanë kërkuar vazhdimisht.
“Ky është lajm i mirë, lajm që është prit dhe e kemi kërkuar në vazhdimësi. Emocionet janë të mëdha si për mu dhe për mu si përfaqësues i tyre. Ajo çka është e rëndësishme është se janë vërtetuar ato që ka deklaruar bordi dhe menaxhmenti në vazhdimësi se kontrata me Z-Mobile është e dëmshme për Telekomin”, ka thënë ai.
I pari i Sindikatës së Telekomit ka shtuar gjithashtu se do të kërkojnë ndërprerjen edhe të kontratave të tjera të dëmshme.
“Metodat që i kemi përdorë për Z-Mobile do të përdoren edhe për kontrata tjera të dëmshme, ne nuk do të ndalemi. Ky është vetëm një fillim dhe nuk do të ndalemi në asnjë mënyrë”, ka shtuar ai.
Ndërsa sipas tij Telekomi duhet të ngris padi ndaj Z-Mobile teksa ka thënë se pas shkëputjes së kontratës do të filloj rimëkëmbja e ndërmarrjes.
“Unë shpresoj që tashmë ka filluar një punë e mire dhe uroj që aferat korruptove të ndalen gjithkund. Telekomi do të rimëkëmbet sepse nëse deklarohen 60 milionë fitime e janë në realitet 200 milionë atëherë shteti duhet të merret me këtë. Shumë shpejt edhe Telekomi duhet të dal me një padi ndaj Z-Mobile për dëmet që janë shkaktuar”, ka përfunduar ai.
E se pas shkëputjes të kësaj kontrate do të rimëkëmbet Telekomi nuk mendon njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se ndërmarrjes duhet t’i bëhet një auditim i brendshëm dhe zgjidhja përfundimtare për privatizimi
“Pasi është bërë e ditur se nuk do të vazhdohet kontrata me Z- Mobile që është vlerësuar si ndër më të dëmshmet brenda Telekomit, në ketë fazë do të duhej t’i bëhej një auditim i brendshëm nga auditorët e shtetit, që të qartësohej dhe të dihet gjendja e kontabilitetit financiar, dhe kontabilitetit menaxherial, pra të dihen dëmet qe i janë shkaktuar këtij gjiganti ekonomik, rrjedhim ishte të dihet gjendja financiare e jashtme pra institucionet shtetërore ta dinë gjendjen financiare, në mënyrë (eksplicite) si dhe gjendjen e kontabilitetit menaxherial, që duhet ta dijë menaxhmenti dhe e gjithë personelit që punojnë në ketë ndërmarrje. Pra te dihen pasojat, pastaj menaxhmenti i kësaj kompanie pra i Telekomit, të bëjë një SWOT analizë ekonomike, të ketë një plan të biznesit shumë të qartë, të ketë një teknikë menaxheriale shumë konkrete dhe efikase, por prapë po them se fati i kësaj ndërmarrje zgjidhet përfundimisht vetëm nëse privatizohet”, ka thënë ai.
Bellaqa ka përmendur disa nga përfitimet që ndërmarrja do të ketë në rast të privatizimit.
“Sistemi privat është funksional ndërsa sistemi shoqëror është jo funksional. Ndërmarrja Telekomi, duhet ta zgjeroj tregun e shërbimeve, dhe ta rritë cilësinë e shërbimeve nëse dëshiron që të jetë dhe të ketë qëndrueshmëri ekonomike, gjithashtu edhe shteti i Kosovës, si aksionar i kësaj kompanie duhet ta ketë nën kontroll, sepse edhe ka leverdi ekonomike sepse i siguron te hyra buxhetore me miliona euro, dhe nuk do të duhej lejuar që të falimentojë. Kam pak shpresë se në ditët në vijim, do të rimëkëmbet Telekomi pas shkëputjes së kësaj kontrate”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...