Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.
Marrëveshja e nënshkruar nga ai dhe drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, në prani të pronarit Blerim Devolli, zyrtarizon heqjen dorë të Z-Mobile nga ekzekutimi i shumës prej 32 milionë euro. Me këtë Telekomi i Kosovës do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore të arbitrazhit, shpenzime të cilat do të saktësohen nga vet gjykata dhe dokumentacioni i shpenzimeve.
“Kam një lajm shumë të mirë. Pas shumë takimesh mund të njoftojë se sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit që zyrtarizon heqjen dorë nga ekzekutimi i gjobës prej 32 milionë euro. Falënderoj për këtë Blerim Devollin dhe stafin menaxherial të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile. Lajmi është i mirë për shkak se përfundimisht të gjithë punëtorët dhe familjarët e tyre mund të rrinë të qetë. Ne nuk do të falimentojmë”, tha Agron Mustafa.
Sipas tij,Telekomi i Kosovës, do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore, të cilat janë shumë të vogla në raport me shumën e gjobës prej 32 milion euro.
“Gjithashtu ne kemi shmangur një proces arbitazhi të dytë dhe një opinion i keq për vendin, në rast se nuk do të zbatohej vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare. Procesi i arbitrazhit ka definuar. Ska asnjë dilemë’, theksoi ai duke shtuar se çdo pagesë për shpenzimet e arbitrazhit do të duhet të dëshmohet përmes faturave.
Kurse Drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, tha se gjëja më e rëndësishme mbeten punëtorë të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
“Falenderojmë pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli dhe Drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa, që kanë arritur në këtë pikë. Ne kemi diskutuar gjatë për të arritur në këtë pikë. Jemi dëmtuar për një kohë të gjatë për shkak të mos ofrimit të shërbimeve. Tani kemi një vendim, por Z-Mobile është një kompani që gjeneron vende të punës dhe zhvillim ekonomik e asesi të falimentojë ndonjë kompani vendore. Prandaj kemi arritur te marrëveshja. Nuk duam të dëmtojmë Telekomin, por ta kemi një partner të mirë, ku të punësuarit e dy kompanive mund të zhvillojnë punën e tyre gjithnjë në shërbim të klientëve”, ka thwnw ai.
Procesi i Arbitrazhit nga Z-Mobile kundër Telekomit të Kosovës ka filluar para disa vitesh për shkak të mosdhënies së 100 mijë numrave dhe shërbimeve 3G dhe 4G. Të dy palët kanë pretenduar se kishin të drejtë, gjë që çoi në përballjen e dy kompanive.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...