Buxheti i Telekomit të Kosovës u shfrytëzua edhe për ‘shopping’.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se zyrtari i kësaj ndërmarrje publike, Qerim Jonuzi ka shpenzuar mbi 500 euro në veshmbathje.
Të gjitha blerjet që i kishte paguar Telekomi janë realizuar në dhjetor të 2018-es.
Jonuzi ka blerë veshmbathje në ‘MAB’ në vlerë prej afër 70 euro ose saktësisht 67.80 euro ndërsa 25.42euro i ka shpenzuar në ‘Runners’.
Ndërsa në ‘Amici’ dhe ‘Sport-in’ janë bërë bërje në vlerë prej 410 euro e në përshkrim thuhet se bëhet fjalë për ‘veshmbathje zyrtare’.
Por blerja e veshmbathjeve nuk ishte të vetmet shpenzime të cilin zyrtarët ia faturuan ndërmarrjes që dikur operonte si më fitimprurësja në vend.
Ditë më parë arbresh.info ka raportuar për rastin e pagesës së gjobës së trafikut.
Gjoba në vlerë prej 50 euro është paguar në janar të vitit 2018 kur në krye të Telekomit ishte Agron Mustafa.
Por në dokument nuk ceket se në emër të kujt ishte ajo.
Aty thuhet gjithashtu se lloji i gjobës është në trafik ndërsa është paguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Arbresh.info ka siguruar listën e plotë të shpenzimeve dhe sponsorizimëve të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovë ndër vite.
Deri tani ka raportuar për mijëra euro të ndara për këngëtarë të zhanreve të ndryshme në Kosovë.
Këngëtares Leonora Jakupit për realizimin e videoklipit të këngës, “pushkë e çifteli” në bashkëpunim me Gold Ag i janë ndarë plotë 6 mijë euro.
Edhe kolegut të tyre, Labinot Tahirit i është ndarë shuma e njëjtë. Tahiri për klipin që zgjatë afër 4 minuta të këngës ‘Interesgjike’ ka marrë gjithashtu 6 mijë euro.
E lista me nga 6 e 7 mijë euro po del të ketë qenë goxha e gjatë, madje në të janë radhitur edhe këngëtarë që qëndrojnë mirë financiarisht e deklarohen për dhjetëra koncerte brenda vitit.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se këngëtari Gold Ag për tri videoklipe ka marrë 7 mijë e 500 euro.
Lexo edhe: ‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro
Ngjashëm kanë marrë edhe kolegët e tij, Genci dhe Miloti të njohur si grupi ‘Etnon’. Ata për sponsorizim të videklipeve kanë marrë 6 mijë e 700 euro.
Ndërsa më pak para janë ndarë për kolegun e tyre, Ermal Fezjullahun. Për sponsorizimin të një klipi muzikor ai ka marrë 5 mijë e 800 euro.
Por ndërmarrja në realizim të klipeve dhe këngëve ka ‘ndihmuar’ edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
Lexo edhe: Telekomi me nga 6 mijë euro ‘ndihmoi’ edhe Ermalin, Gold Ag dhe Etnon
E edhe ata me të cilët shpesh herë ndajnë skenën, humoristët kanë mara shuma të mirave të pagave nga Telekomi i Kosovës.
Grupit prej tre aktorëve të njohur si ‘Stupcat’ iu ndan 7 mijë euro për të realizuar skeqe humoristike për Vitin e Ri.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se sponsorizimi është kryer në dhjetor të 2014-ës.
Edhe kolegut të tyre aktorit, Naser Rafuna iu nda një shumë e parave për të realizuar dy skeqe. Në të njëjtin dokument thuhet se bëhet fjalë për ‘Ujqit’ ndërsa është sponsorizuar me 2 mijë e 500 euro.
Pagesa është kryer në tetor të 2018-ës.
Ndërsa me gjysmën e kësaj shumë janë sponsorizuar kolegët e tjerë të humorit të njohur si ‘Tukulukat’. Ata kanë marrë 1 mijë e 300 euro.
Lexo edhe: Edhe ‘Stupcat’, ‘Tukulukat’ e Naser Rafuna morën para nga Telekomi
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë./Arbresh.info/
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...