Jo vetëm ministritë, për frizerkat në Kosovë u kujdes edhe Telekomi.
Madje për sallonin e bukurisë ‘Passion’, ndërmarrja publike ka ndarë një shumë të mirë të parave.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ka ndarë plotë 7 mijë e 100 euro. Aty ndër të tjera thuhet se 3 mijë e 900 euro i kishin ndarë për sponsorizimin, 2 mijë për katalog dhe revy dhe 1 mijë e 200 euro për publikim të reklamës Vala.
Salloni që ofron shërbime bukurie për femra dhe për meshkuj këto para i mori në vitet 2008 dhe 2015.
Arbresh.info ka siguruar dokumentin e shpenzimeve e sponsorizimeve që kjo ndërmarrje ka bërë ndër vite .
Deri tani arbresh.info ka raportuar për sponsorizimin e klipeve të këngëtarëve të ndryshëm në vend. Vetëm për “pushkë e çifteli” të Leonora Jakupit ndërmarrja publike i ndau plotë 6 mijë euro.
Telekomi i Kosovës ndau këtë shumë në vitin 2016 në kohën kur Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa.
Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa klipi me vetëm dy skena, njëra në Prizren ndërsa tjetra e improvizuar.
Teksti është i shkruar nga Gold Ag e i këndohet flamurit, besës e çiftelisë.
Ditëve në vazhdim do të publikohen edhe shpenzime edhe sponsorizime të tjera të Telekomit të Kosovës./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...