Telekomi i Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës, pas bllokimit të mjeteve nga Dardofoni.
Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom, në një konferencë për media, tha se gjithçka është kthyer në pikën zero
Ai ka thënë se punëtorët janë të rebeleuar sepse dje kanë pritur të marrin pagat.
“Llogaritë kanë bllokuar të hënën dhe paratë kanë filluar të tërhiqen dje. Edhe pse është paralajmëruar që marrëveshja është finalizuar dhe ka pasur të ndodhë vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të marrëveshjes. Ka brenda një rebelim të punëtorëve për shkak se dje kanë pritur që të marrin pagat. Ne kemi qenë duke bashkëpunuar me qeverinë dhe kemi bërë plane konkrete për rimëkëmbje të Telekomit. Goditja që ka ndodhur dje ka kthyer gjithçka në pikën zero. Ne presim përkrahje nga qeveria e të gjitha partitë politike”, ka thënë Abazi.
Deklarata e plotë:
Dështimi i Telekomit do të thotë dështim i shtetit
Telekomi i Kosovës është vet shteti i Kosovës dhe dështimi ynë do të thotë dështim i vet shtetit.
Në javët e fundit ka pasur takime intenzive mes qeverisë si aksionar të vetëm, bordit, menaxhmentit dhe përfaqësuesve të Dardafon për arritjen e marrëveshjes për shlyrjen e borgjit dhe mos bllokim të llogarive.
Javën e fundit ka pasur edhe marrëveshje gojore dhe fillim të procedurave për përpilim dhe nënshkrim të marrëveshjes ku në këto takime kanë qenë pjesë Kryeminsitri, Ministri i Ekonomisë dhe Ambinetit dhe përfaqësues të Dardafon.
Por në vend se të nënshkruhet marrëveshja, Dardafon fillimisht bllokoj llogaritë e me pas edhe zbrazi ato duke lënë kështu pa paga 2300 punëtor dhe rrezikuar në tërësi gjitha shërbimet që ofron Telekomi.
Telekomi i Kosovës fton edhe njëherë për reagim të menjëhershëm qeverinë e vendit dhe gjithë partitë politike në mënyrë që parandalojn dështimin e vet shtetit tonë përmes dështimit të korporatës.
Me veprim e djeshëm është provokuar skajshmërisht dështimi i gjithë aparatit shtetror ngase të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare në vend janë të lidhura me shërbimet tona dhe rënia e këtyre shërbimeve do të thotë renie e gjithë këtye makanizmave.
Në këtë kohë pandemie në vend se Telekomi të përkrahet ai u godit fort dhe u la pa mbrotje institucionale që në guxon as të paramendohet një gjë e tillë.
Detyre e Telekomit është që ta menaxhoj ndërmarrjen me politika të shendosha duke rritur vlerën në vazhdimësi përmes veprimeve të duhura menaxheriale ndërsa detyrë e Qeverisë në cilësinë e aksionerit është të mbështesë Telekomin dhe të gjejë zgjidhje përmes financimit të projekteve dhe planeve konkrete për të dal nga kriza.
Bordi dhe menaxhmenti ka më shumë se tre muaj që kanë dorëzuar në qeveri Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit dhe janë në pritje të hapave konkret për ta filluar zbatimi e këtij plani, ndërsa që veprimi i djeshëm ka paralizuar në tërësi gjithcka./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...