Telekomi i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e vendit që t’i ndajë mbi 5 milionë.
E kjo kërkesë e Telekomit u shty për mbledhjen e ardhshme, shkruan arbresh.info
I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se “Telekomi i Kosovës ka kërkuar mbështetje financiare mbi 5 milionë euro për të siguruar funksionimin normal dhe pa rrezik të falimentimit.
E ministri i sapo emëruar i financave, Lulzim Rafuna kërkoi sqarime shtesë për çka do të përdoren këto para dhe ku planifikohen të merren, ndërsa kjo ndikoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e ardhshme.
Kujtojmë që muaj më parë arbresh.info ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave të Postës dhe Telekomit, pasojë keq menaxhimeve të tilla Telekomi i Kosovës po raportohet se është buzë falimentimit./arbresh.info/
Lexo edhe:
Familjet e policëve të rënë në detyrë do të marrin edhe nga 300 euro krahas 70% të pagës
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...