Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se dje, me datë 29.02.2024, ndodhi ajo që Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës e kishte paralajmëruar dhjetë ditë më parë në konferencën për media dhe në njoftimin me titull, “Thirrje për veprime urgjente për parandalim të krimit financiar!”.
Telekomi i Kosovës bë të ditur se është njoftuaar nga Banka për bllokim të llogarive nga Përmbaruesi Privat për shumën 5,814,196.29 €.
Në komunikatë thuhet se përkundër argumenteve të fuqishme të Telekomit të Kosovës, të njohura tashmë për publikun, ende po vazhdon drama me shumë akte, e përvetësimit të jashtëligjshëm të parasë publike, e cila përpos grykësisë dhe papërgjegjësisë, shpërfaqë edhe fuqinë e akterëve të përfshirë në këtë veprimtari, për të sfiduar tashmë krejtësisht hapur sistemin e drejtësisë dhe ligjin.
“Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, tri herë i ka kthyer në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore dhe asaj përmbarimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Edhe pse, Vendimi KPPP.nr.2074/23, i datës 30.11.2023, në paragrafin e parafundit në faqen 5, kërkon shprehimisht nga Dhoma e Shkallës së Parë që në rigjykim të angazhojë një institucion ose kompani të licencuar të auditimit për të hartuar ekspertizën financiare që do të definojë obligimet e sakta të palëve.
Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale e kishte obliguar Dhomën e Shkallës së Parë të kësaj Gjykate që në rishqyrtim/rigjykim, të mbajë seancë dëgjimore, të caktojë ekspertizë financiare dhe në rigjykim të eliminojë shkeljet procedurale të konsumuara;”, thuhet në komunikatë.
Tutje nga Telekomi thonë se megjithatë, vendimi shokues dhe sipas bindjes tonë krejtësisht arbitrar i Gjykatës Komerciale i Dhomës së Shkallës së Parë, KPPP.nr 2074/23, i dt. 16.02.2024, ka lënë në fuqi Urdhrin përmbarimor duke hapur rrugë që një përmbarues tjetër të vazhdojë zinxhirin e veprimeve të jashtëligjshme për përvetësimin e parasë publike.
“Kjo, për bindjen tonë bëhet me qëllim që pronarëve të Dardafon net L.L.C. përmes bizneseve të tjera tu mundësojë që në bashkëpunim me partnerë nga vendet jo mike që nuk e njohin Republikën e Kosovës, të sfidojnë konkurrencën në treg. Marrëveshjet e fundit mes këtyre bizneseve tregojnë qartë përpjekjen për të monopolizuar tregun e telefonisë fikse, internetit dhe përmbajtjes televizive në Kosovë. Kjo për bindjen tonë rrezikon jo vetëm të drejtat e qytetarëve , por edhe sigurinë e vendit.
Telekomi i Kosovës, ka bërë menjëherë kërkesë për përjashtimin edhe të përmbaruesit Irfan Kërçagu nga ky proces, ka alarmuar prokurorinë e shtetit për shkeljen e gjykatësit që lejoi të vazhdoj krimi financiar, që injoroi vendimet e Dhomës së Shkallëve më të larta dhe vendosi kundërligjshëm të i japë të drejtë një procesi tashmë të kompromituar, duke i hapur rrugë përmbarimit të një borxhi tani më të mbipaguar (mbi 13 Milion Euro), të kontestuara me argumente të shumta, të sakta dhe të qarta nga Telekomi i Kosovës.
Telekomi i Kosovës, ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike, të cilat njihen me legjislacionin e vendit për të ndalur në kohë këtë përpjekje të jashtëligjshme për grabitjen e parasë publike, që rrezikon të rrënojë rezultatet e arritura këto tri vite, si investimet në modernizimin e rrjetit mobil dhe rrjetit fiks, marrëveshjet e sukseshme biznesore, të cilat po rrënojnë monopolin në tregun e telekomunikacionit, i cili në pjesën më të madhe kontrollohej nga bizneset e dyshimta dhe me paratë e interesave nga vende që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e Telekomit.
Telekomi ka ftuar të gjithë faktorët që janë përgjegjës që të ndalin këto veprime të jashtëligjshme dhe të dëmshme, shprehim bindjen tonë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht fuqisë financiare apo të imponimit politik, dhe se askush nuk mund të rrënojë atë që është arritur në rimëkëmbjen e kompanisë publike të vetme të telekomunikacionit në vend, sepse Telekomi është i Kosovës e jo i oligarkëve. Sepse Gjykatat janë të Kosovës e jo të gjyqtarëve dhe përmbaruesve me mungesë etike profesionale. Sepse vjedhja sado e mbuluar me letra: kurrë nuk bëhet legjitime!/rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...