Zyrtari ligjor i Ministrisë së Zhvillimit Eeknomik (MZHE) ka marrë përsipër që mos të zbatojë as vendimin e këshillit ndërministror e as interpretimin ligjor të Zyrës së Kryeministrit, që të gjendet një zgjidhje e përkohshme me qëllim zhbllokimin e Telekomit të Kosovës.
Derisa Zyra e kryeministrit e konsideron të mjaftueshëm vendimin e Këshillit ndërministror, zyrtari ligjor i MZHE-së ka udhëtuar në Kanada, për çka e ka bllokuar Telekomin e Kosovës duke e lënë pa drejtor funksional.
Bordi i pakompletuar i Telekomit të Kosovës e ka pamundësuar shpalljen e konkursit për drejtor.
Qeveria e Kosovës më 22 shkurt ia vazhdoi mandatin Agron Mustafës edhe për tre muaj.
Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se proceset në Telekomin e Kosovës janë bllokuara.
“Nuk e di pse nuk e zbaton vendimin MZHE-së”, tha Mustafa për RTK-në.
Ai bëri me dije se deri më sot nuk ka marrë ndonjë njoftim për vendimin e qeverisë.
Sipas tij, janë qindra e mijëra punë që bëhen në Telekomin e Kosovës./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...