Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka fituar rastin në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Paykos, lidhur me marrëveshjen e partneritetit të nënshkruar në vitin 2015.
Kështu bëri të ditur Telekomi me anë të n jë njoftimi, ku thuhet se më 27 dhjetor 2023 është lëshuar vendimi përfundimtar i arbitrazhit nga Qendra Zvicerane e Arbitrazhit, që përfshin Paykos LLC në cilësinë e paditësit dhe Telekomin e Kosovës Sh. A. në cilësinë e palës së paditur.
“Telekomi i Kosovës Sh.A, në cilësinë e ndërmarrjes publike, njofton aksionarin dhe publikun se me datë 27 dhjetor 2023 është lëshuar vendimi përfundimtar i arbitrazhit me nr. 300595-2022 pranë Qendrës Zvicerane të Arbitrazhit (“Vendimi i Arbitrazhit”). Vendimi i Arbitrazhit përfshin Paykos LLC në cilësinë e Paditësit dhe Telekomin e Kosovës Sh. A. në cilësinë e palës së paditur dhe lidhet me Marrëveshjen e Partneritetit të nënshkruar më 2015.”, thuhet në njoftim.
“Vendimi i Arbitrazhit paraqet një konfirmim të ligjshmërisë së qëndrimeve parimore të Telekomit të Kosovës në raport me Paykos dhe kërkesën për zbatimin e duhur të marrëveshjeve kontraktuale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Vendimi i Arbitrazhit gjithashtu paraqet një sukses me rëndësi të Telekomit të Kosovës në drejtim të zbatimit të ligjshëm dhe të drejtë të të gjitha raporteve kontraktuale, në përputhje me ligjet e aplikueshme, praktikat normale të industrisë dhe të biznesit. Po të pranonte Telekomi imponimet e palës tjetër për të shmangur procedurën e Arbitrazhit, atëherë deri në fund të kontratës do të detyrohej të paguante rreth 4 milionë € më tepër!”, thuhet tutje.
Si përfundim, vendimi i Arbitrazhit e detyron Paykos t’i paguajë Telekomit të Kosovës shumën prej 1,400,000 euro, derisa Telekomi i Kosovës detyrohet t’i paguajë Paykos rreth 850,000 euro.
Megjithatë, sipas njoftimit të Telekomit të Kosovës, janë dy aspekte me rëndësi në lidhje me këtë proces.
“E para, inicimi dhe zhvillimi i procedurës së arbitrazhit nuk ka qenë dëshirë dhe as vullnet i Telekomit të Kosovës. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës e ka trajtuar me mirëbesim Paykos LLC dhe në të gjitha fazat ka kërkuar që mospajtimet të zgjidhen në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet normale të biznesit. Përkundër kësaj, ka qenë Paykos pala e cila ka insistuar në zhvillimin e arbitrazhit dhe ka iniciuar një proces të dytë.”, njofton Telekomi.
“Së dyti, përkundër suksesit në procedurë të arbitrazhit, Telekomi i Kosovës njofton të gjithë publikun, kontraktorët dhe palët e ndryshme të interesit që nuk ka e as nuk do të ketë asnjë tendencë dëmtimi të asnjë pale, por jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhënie biznesi të drejta dhe korrekte me të gjithë kontraktorët dhe partnerët pa dallim”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje Telekomi i Kosovës rikujton se është kompani publike, pronë e Republikës së Kosovës, dhe është i lumtur që edhe biznese ose qytetarë të ndryshëm gjenerojnë të hyra në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë përmes biznesit me Telekomin e Kosovës, ashtu siç Telekomi i Kosovës gjeneron të hyra nga bizneset dhe qytetarët e Republikës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...