Google ADS

Telekomi anulon dy konkurse për 30 vende pune

20:35 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Telekomi i Kosovës të mërkurën ka anuluar dy konkurse për 30 vende pune.

Bëhet fjalë për 15 vende pune për pozitën Zyrtar i Marketingut dhe 15 vende pune për pozitën Teknik, në konkursin e shpallur me datë 13.07.2019.

Ndërkohë në njoftimin e dhënë nga Telekomi, nuk bëhen të ditura arsyet se pse këto konkurse janë anuluar edhe pasi janë shpallur, ani pse theksohet se shkak i anulimit janë arsyet objektive.

“Njoftohen të gjithë kandidatet se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Marketingut (15) ekzekutues, Teknik (15) ekzekutues, i shpallur me dt 13.07.2019 me nr. 01-4001/19. I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni ueb-faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Koha.net është duke pritur përgjigje nga Telekomi për të mësuar arsyet e anulimit të konkurseve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme