Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qena, me rastin e vdekjes së aktores së mirënjohur, Leze Qena.
Në këtë telegram Dumoshi ka vlerësuar lartë figurën dhe krijimtarinë e aktores Qena, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës.
Telegrami i plotë i Dumoshit:
“E nderuar familja Qena,
Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta dhe nga ne e të dashurës, haresë tuaj e tonës, aktores tonë të madhe, Leze Qena.
Fizikisht më Lezja nuk do të jetë mes nesh por do të jetë përherë në kujtimet tona me veprën e saj të pamohueshme e të pashlyeshme që ka lënë pas.
Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të saj do të mbesin gjurmë të gdhendura në botën e artit e të aktrimit. Me praninë e saj, ajo e ka pasuruar çdo vepër artistike dhe i ka dhënë peshë roleve që ka zgjedhur t’i mishërojë në veten e saj.
Me korpusin e roleve të saj, Lezja ka depërtuar në mesin e secilit prej nesh, duke na dhënë frymëzim, krenari e forcë për të vazhduar e tejkaluar çdo sfidë që kemi kaluar qoftë si individë por edhe si popull.
Ajo do të jetë një shembull dhe referencë në historinë e artit të aktrimit shqiptar por edhe më larg, se si me përkushtim dhe me shpritmadhësi, veçori të cilat e kanë karakterizuar Lezen, njeriu bëhet i dashur nga të gjithë dhe i pranuar nga secili.
Ndarja e Lezës është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë e saj, por ikja e saj do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës.
Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës dhe atë mbarëshqiptare.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Leze Qenës”.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...