Google ADS

Telefonata me Macronin, Kurti : Shpreha besimin se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

23:27 | 23 Prill 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas bisedës telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Me anë të një postimi në “X”, ai tha se ka shprehur besimin që Franca do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, Kurti ka insistuar në respektimin dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes Bazë.

“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkruan Kurti.

Për bisedën Kurti-Macron ka njoftuar edhe presidenca francize e cila ka thënë se presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Macron telefonon Kurtin, kërkon zbatimin e marrëveshjeve dhe formimin e Asociacionit

Të ngjashme